Vdekja e këngëtarit Chester Bennington trondit yjet e muzikës botërore
Lajmi për vdekjen Chester Bennington ka tronditur të gjithë yjet e muzikës botërore.Sipas TMZ, 41 vjeçari është vetëvrarë në një rezidencë private në Los Angeles në mëngjesin e ditës së djeshme.
Grupi Imagine Dragons ka mbetur pafjalë nga vdekja e tij.“Pafjalë. Zemërthyer. Pusho në paqe Chester Bannington”, kanë shkruar në Twitter.
Ndërsa One Republic ka shkruar, “Pusho në paqe Chester Bennington i Linkin Park, kjo na ka thyer zemrat. Vetëvrasja është djalli në tokë që ecë ndërmjet nesh”.
Reperi Pharrell ka thënë se Chesteri dhe grupi i tij kanë ndikuar në një gjeneratë të tërë.
Kurse Rihanna ka shkruar se, “Chester është talenti më i madh që ka parë. Zë të jashtëzakonshëm”.
Cypress Hill ka thënë, “Pusho i qetë Chester Bennington”.