Vedat Ademi bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Eren Nik
Këngëtari i njohur nga Mitrovica, Vedat Ademi, është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka konfirmuar vet ai përmes një statusi të ri në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjerash ka zbuluar edhe emrin dhe gjininë e foshnjës.
Ai dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër të një djali të dytë, të cilin çifti vendosën ta pagëzojnë me emrin e veçantë Eren Nik.
“Mirë se erdhe Eren Nik, 10 nëntor 2017”, ka qenë statusi i çiftit në Facebook.