Vedat Ademi publikon foto me këngëtaren e njohur Bebe Rexha
Vedat Ademi është takuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. Këngëtari nuk ka hezituar ta bëjë edhe një fotografi me 28-vjeçaren duke e publikuar atë në rrjetin social Instagram. “Ne dhe Bebe Rexha”, ka shkruar bashkëngjitur fotografisë Vedati. Pjesë e fotografisë është edhe djali i madh i tij, JonArt.
Vetëm pak javë më parë, Vedati dhe bashkëshortja e tij, Dorela, u bënë prindër edhe të një tjetër djali. Ai dhe Dorela janë zhvendosur prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe pikërisht aty Vedati ka pasur rastin të takohet me Bebe Rexhën.