Lajme

05 February 2018

Vëllai i madh i Madonnës e akuzon atë se kurrë nuk është kujdesur për të pavarësisht gjendjes së tij të vështirë

Anthony Ciccone është 61 vjeç, dhe është vëllai i këngëtares me famë botërore, Madonna. Por pavarësisht kësaj ai jetonte poshtë një ure në Michigan. Prej kohësh Anthony ka pasur probleme me alkoolizmin dhe ka akuzuar të motrën se nuk kujdeset për të.

Megjithatë raportohet se tashmë ai është rikthyer në familje dhe po e merr veten. Këtë lajm e bëri të ditur vëllai tjetër, Christopher Ciccone, 57 vjeç. Para gjashtë vitesh, Anthony akuzoi familjen e tij se nuk u intereson nëse është i gjallë apo i vdekur.

“Jam zero në sytë e tyre. Jam një turp për ta. Nëse vdes i ngirë, ata ndoshta nuk do interesohen edhe për gjashtë muaj. Babai im do ishte i lumtur nëse do vdisja nga hipotermia, kështu që nuk do shqetësoheshin më për mua”.

Duke folur për këngëtaren Madonna, ai tha: “Ajo nuk më ka dashur kurrë, as unë nuk e kam dashur. Nuk e donim njëri-tjetrin”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com