Lajme

09 February 2018

Vendi më i çmendur ku Chrissy Teigen dhe John Legend kanë bërë seks

Është ndoshta një ndër pyetjet më të zakonshme që i drejtohet personazheve të famshëm: “Ku është vendi më i çmendur ku keni kryer marrëdhënie?” Përgjigjet na kanë surprizuar jo pak, madje disa prej tyre kanë qenë aq esktreme, saqë nuk i kemi besuar. Këtë herë, është radha e Teigen të zbulojë një ndër sekretet e saj me John Legend.

Çifti duket se po shkon më së miri, ndërsa nuk mund ta mohojmë se Chrissy ka qenë gjithnjë shumë e hapur mbi detajet lidhur me martesën dhe marrëdhënien e tyre me tërësi. Bazuar në humor, karakteristikë dalluese për modelen, kemi dëgjuar jo pak për çiftin e famshëm. Por, këtë herë, Teigen ka rrëfyer se cili ka qenë vendi më i çmendur dhe i sikletshëm në të njejtën kohë, ku ajo dhe Legend kanë kryer marrëdhënie. Fillimisht po ju zbulojmë kaq: avion! Por, kjo nuk është e gjitha.

Mesa duket, Chrissy dhe John nuk janë përmbajtur gjatë një fluturimi ajror në klasin e parë dhe aq iu është dashur që të nisnin dhe përfundonin çdo dëshirë në sediljet përkatëse ku ishin ulur. “Po shkonim në Tajlandë. Ishim nën të njejtën batanije, por nuk ishim në ndonjë kabinë të veçuar nga pjesa tjetër. Them se duhet të marrim një trofe për atë”, ka thënë Teigen, e vërtetë situata është krejt e paimagjinueshme. Por, duhet ta kujtojmë se çifti është ndër më të veçantët ndër radhët e personazheve, e kjo është arsyeja pse publiku i do kaq shumë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com