Vendimi për reperin e njohur doli, do të vazhdojë në burg
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me nofkën artistike si Stresi, siç edhe pritej është lënë në burg. Vendimi u bë i ditur sot nga Gjykata e Tiranës.
“Kjo gjykatë, me vendimin nr.1972 të datës 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Stresi u vu në pranga në një hotel në periferi të Tiranës, ku uniformat blu i gjetën një pistoletë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine.