Venera Lumani dëshiron që dhe fansat të jenë të pranishëm në dasmën e saj
Dasma konsiderohet si një nga eventet më të rëndësishme në jetë dhe shumica e personave të famshëm, vendosin të tregohen mjaft diskretë edhe me postimin e fotove në rrjetet sociale. Mirëpo jo të gjithë janë kaq “fanatikë” në ditën e martesës së tyre. Ka edhe nga ato çifte, që lumturinë duan ta ndajnë me fansat.
I tillë është rasti i këngëtares Venera Lumani, e cila përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ka lajmëruar se do të kishte dëshirë që t’i kishte të gjithë fansat pranë saj në ditën e saj më të lumtur.
“Ju falenderoj pafund për urimet e sinqerta dhe kërkoj ndjesë sepse e kam te pamundur për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve. Ju ndjej si familje e madhe ndaj duhet të mendojmë një mundesi që t’ju kemi të ftuar te gjiiiithëve në dasëm. P.S Ndiqni dashurine,jo luksin.Kur ke dashurinë i ke dhënë pergjigje çdo situate”, ka shkruar Venera.
Pak ditë më parë, Lindi i propozoi Venerës për martesë gjatë pushimeve në Barcelonë.