Venera Lumani : “Hunda problem kur puthja Lindin deri sa e bëra operacion”
Venera Lumani dhe Lind Islami janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Çifti të ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “You & me” në NRG Radio kanë treguar si ndodhi puthja e parë mes tyre. Lindi zbuloi se janë puthur nga liqeni, ndërsa Venera e nisi historinë nga fillimi.
“Ishte ndër herët e para që une po vija dhe po rrija në Tirane, dhe ne në Shkup zakonisht bëjmë këtë gjë: takohemi me shoqërinë në park, pimë, hamë dhe pastaj ikim në klub. Pas klubit kur na hahet prapë, blejmë për të ngrënë dhe shkojmë përsëri në park, dhe unë thosha: ku ka një park ku rrinë të rinjte dhe faktikisht na erdhi vetëm liqeni në mendje. Pastaj i mora vesh këto historitë e liqenit”, është shprehur Venera.
Venera u shpreh se puthja mes saj dhe Lindit erdhi natyrshëm, por diçka i pengonte. “Me hundën kemi pasur probleme deri në momentin kur bëra operacionin”, tregoi duke qeshur këngëtarja.
Lind dhe Venera shumë shpejt do vine dhe me një produksion të ri muzikor.