Vera po ikën… Tendenca e kësaj vjeshte është ngjyra blu dhe nuancat e saj
Tani që verës po i vjen fundi ndoshta të gjithë jeni duke pyetur se cila do jetë ngjyra që do dominojë në Vjeshtë-Dimër 2018/Vera 2019? Ne do ju zbulojmë tendencën më të fundit e cila padyshim duhet të mbizotërojë në garderobën tuaj dhe është pikërisht ngjyra blu. Jeni gati për të zbuluar nuancat e së kaltrës që do të vishen vjeshtën e ardhshme?
Një nga ngjyrat më të njohura në të kaluarën ishte bluja e errët. Për një kohë të gjatë nuk ishte protagoniste e gamës së modës, por që është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Hijeshia e toneve të saj të errëta do të ishin perfekte me kostumet e propozuara nga Dior dhe Tibi. Prandaj lëreni veten të mahnitur nga veshjet sirenë të Sonia Rykiel dhe tunikës prej kadifeje të Prabal Gurung.
Protagonisti kryesor i sezonit të ri do të jetë edhe blu-ja elektrike, e cila mund të konsiderohet si tonaliteti më pop i familjes blu. Nëse deri më tani kjo ngjyrë kishte qenë pothuajse gjithmonë e kufizuar në koleksionet sportive, në sezonin e ardhshëm do ta gjejmë edhe në veshjet më cool siç janë veshjet skulpturore të Balenciaga dhe mantelet e mini-leshit Balmain.
Vjeshtë-dimër 2018/2019 do të jetë padyshim sezoni absolut i veshjeve me stampa. A mendoni se ngjyra blu do dukej e bukur pa këtë trend? Absolutisht jo! Ne do ta gjejmë në fakt në veshjet e stampuara të Versace apo në ato me motive romantike të Bottega Veneta. Siç mund ta shihni, keni mjaft arsye të mira që veshja juaj “të flasi” blu gjatë dimrit!