‘Versace’ i kushton vëmendje stilit të Dua Lipës
Superylli shqiptar, Dua Lipa, gjithnjë shkëlqen në paraqitjet e saj publike.
Kjo për shkak të shijes së saj të jashtëzakonshme dhe stilit unik që zotëron.
Ky stil është përqafuar edhe nga brendet më të mëdha botërore të veshjeve, dhe nuk përbën ndryshim as për brendin prestigjioz, Versace.
Është pikërisht brendi italian i veshjeve që në rrjetin social Instagram ka bërë dy postime duke shprehur krenarinë me faktin se Dua Lipa ka zgjedhur koleksionet e fundit të tyre.
Dua ka preferuar Versacen në klipin e fundit “One Kiss” me Calvin Harris.
Ndërkaq, edhe në paraqitjen e saj televizive në ‘Graham Norton Show’ pikërisht me DJ britanik ajo sërish preferoi Versacen.