Lajme

15 January 2019

Vesa Luma bëhet nostalgjike,kujton këngën e saj të parë me të cilën shpreh dhe mungesën e të atit

Vesa Luma pak minuta më parë ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një video ku kujton me nostalgji këngën e saj të parë. Nëpërmjet kësaj videoje, Vesa tregon se pas performancës së realizuar, qëndron i babai i saj i ndjerë, i cili është kujdesur që çdo detaj të qëndrojë si duhet.

“23 vite më parë, viti 1996. Sa shumë  kujtime nga kënga ime e parë. Një nga videot e rralla ku jam bashkë me babin, i cili duket teksa më shikon me vëmendje lart në skenë. Që atëherë kishim dëshirë të eksperimentonim duke futur në këngë pak ‘hip hop’ për të qenë në hap me kohën. E më e forta janë lulet që kam në dorë, kanë qenë një ndjesi mjaft e bukur. Më mungon babi”,- shkruan këngëtarja krahas videos.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com