Vesa Luma fjalë zemre për 3-vjetorin e saj të martesës me Big Bastën….
Çifti i njohur Big Basta dhe Vesa Luma festojnë ditën e sotme përvjetorin e 3-të të martesës. Në 12 shtator të vitit 2015 ata celebruan dashurinë e tyre në Kalanë e Lëkurasit në Sarandë.
Që prej asaj kohe në jetën e tyre kanë ndodhur shumë gjëra të bukura ku jeta e tyre ka ndryshuar sidomos pas ardhjes në jetë të vogëlushit të tyre.
Për të uruar përvjetorin e tyre Vesa ka zgjedhur ta kujtojë këtë ditë duke publikuar një foto shkëputur nga Roma, saktësisht nga shatërvani i Trevit.
“Le të shprehim një dëshirë. Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Përgjithmonë”, shkruan bashkëngjitur postimit të saj Vesa.
Duke qenë se Big Basta dhe Vesa Luma jetojnë në Zelandën e Re, 12 shtatori vjen disa orë më herët tek ata në krahasim me Shqipërinë.