Vesa Luma publikon foton, që hedh poshtë zërat për një ndarje me Big Bastën
Lajmi se këngëtarja simpatike Vesa Luma është ndarë nga bashkëshorti reperi Big Basta, ka pushtuar mediat për ditë me radhë. Kjo për faktin se nuk pati reagime nga ana e tyre për konfirmim ose mohim të lajmit.
Por, Vesa nuk ka vazhduar shumë me heshtjen e saj pasi vendosi të tregojë të vërtetën përmes imazhit të fundit. Çifti në fjalë, janë bashkë dhe e vetmja që i ka ndarë është distanca, meqë Vesa është zhvendosur për pak kohë në Prishtinë, derisa reperi po qëndron në SHBA.
Një imazh kaq i ëmbël familjar, i publikuar nga vetë ajo konfirmon edhe njëherë dashurinë mes tyre. “Cant wait to see you”, shkruan Vesa bashkëngjitur fotos së publikuar.