Vesa Luma tregon arsyen pse me Big Bastën zgjodhën Zelandën e Re dhe kur do të rikthehen në Shqipëri
Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, Big Basta, prej disa kohësh janë shpërngulur në Zelandën e Re.
Largimi i tyre për një jetesës tjetër në këtë vend la të habitur një pjesë të madhe të fansave të tyre.
E pyetur në lidhje me këtë zgjedhje, Vesa është përgjigjur duke thënë se sipas saj ky është një nga vendet më të mira për të jetuar, pasi ka zero korrupsion, siguri maksimale dhe një standard të mirë jetese.
E pyetur se më pas se a kanë ndër mend që ajo dhe bashkëshorti i saj të kthehen në Kosovë dhe Shqipëri, Luma tha se kjo dëshirë ekziston dhe se do të ndodhë shumë shpejti.
Ajo tregoi se tani ata do të ndajnë jetën e tyre mes Shqipërisë, Kosovës dhe Zelandës së Re.