Veshja e çuditshme e Billy Porter në tapetin e “Oscars” i la të gjithë pa fjalë!
Nëse do të biesh në sy në evente të rëndësishme si ai “Oscars” fantazia duhet të jetë të jetë në nivele shumë të larta!
Kjo vlen për aktorin Billy Porter i cili u shfaq në tapetin e kuq të edicionit të 91- të të Akademisë,i veshur me një “fustan-kostum.”
Tingëllon e çuditshme por ja që është e vërtetë.
Pjesa e sipërme e veshjes ishte kostum, ndërsa pjesa e poshtme, fustan, duke e bërë atë të dukej unik në stilin e tij.
Billy Porter gjithmonë ka surprizuar me veshjet e tij në daljet publike. Ai pothuajse gjithmonë në evenimentet e rëndësishme i lë gojëhapur të gjithë.