Lajme

17 October 2017

Vetëdisiplina e Morgan Freeman i ka sjellë atij vitalitet në jetë dhe karrierë

||
0 Comment
|

Morgan Freeman ka folur së fundmi për vetëdisiplinën e tij, e cila ka mundësuar që ai të jetë vital në jetë dhe karrierë. Pjesë e vetëdisiplinës së tij janë ushtrimet dhe mënyra e ushqyerjes.
“Një prej gjërave që kam zbuluar është se ngrënia na është bërë shprehi, kurse në fakt duhet të jetë një nevojë për t’u ushqyer. Prandaj është më mirë që ngrënien ta përshtatni me nevojat tuaja”, ka deklaruar 80-vjeçari.

Ai gjithashtu ka krahasuar shprehitë ushqyese të amerikanëve në ditët e sotme dhe në të kaluarën, kur mbipesha ka qenë shumë e rrallë, kurse puna fizike ka qenë shumë më e madhe.
“A e dini se në SHBA ka më së shumti njerëz me mbipeshë se kudo tjetër. Kjo është për faktin se në ditët e sotme njerëzit kanë ushqim të bollshëm. Sot ndodh që zgjoheni në mëngjes, i lani dhëmbët, visheni, shkoni me automjet deri në punë dhe pastaj uleni pranë kompjuterit”, ka thënë më tej aktori.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com