Vetëm dy javë pas lindjes, Emina Cunmulaj duket mahnitëse në bikini
Kanë kaluar vetëm 2 javë që kur modelja shqiptare Emina Cunmulaj u bë nënë për herë të dytë me vogëlushen Mia Soraya. Krahas postimeve ku tregon lodhjet që kalon një nënë që sapo ka sjellë në jetë një fëmijë, Emina së fundmi ka vendosur që të na lërë të gjithëve pa fjalë, pasi tregoi trupin e saj vetëm në bikini.
Modelja pozon para pasqyrës së tualetit e veshur me rroba banje trupore dhe nuk do të dalloni asnjë shenjë të shtatzënisë. “Mami u rikthye. 2 javë pas lindjes dhe i dashuroj format e mia të reja”, shkruan Emina në foton e postuar në rrjetin social Instagram.