Vetëm një ditë larg performancës së Rita Orës dhe Liam Payne në Brit Awards
Pas performances së saj në Prishtinë, Rita Ora do të zhvillojë ndoshta performancën më të rëndësishme në karrierë. Ajo pritet të performojë për herë të parë në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, Brit Awards.
Në këtë ceremoni do të performojë së bashku me Liam Payne, bashkëpunimin e tyre “For You”. Performanca e Ritës do të realizohet më 21 shkurt në Brit Awards. Në këtë ceremoni pritet të performojë edhe Dua Lipa, e cila është e nominuar për dy çmime.