Lajme

24 December 2018

Vetëm një vit pasi ngriu vezët Bleona Qereti vendos të bëhet nënë

Para pothuasje një viti Bleona Qereti shokoi të gjithë shqiptarët pasi foli publikisht për procedurën e ngrirjes së vezëve. Këngëtarja është gjithmonë e hapur me fansat e saj dhe ndaj vendosi të tregonte të gjithë procedurën, ndërsa si arsye ishte mungesa e mashkullit të duhur, që do të bëhej njëkohësisht babai i fëmijës së saj.

Ndërsa vetëm mbrëmjen e djeshme Bleona Qereti postoi një foto në instagram ku u shfaqet e shtrirë në shtratin e një spitali, por e lumtur.

“Kur nuk e ke gjetur të duhurin ose mashkulli juaj nuk ka këllqe dhe nuk mund të angazhohet – ka gjithmonë një përgjigje”, shkroi në mbishkrimin e fotos kënëgtarja.

Shumë nga komentuesit e uronin Bleonën për këtë hap të ri në jetën e saj dhe me një beb të shëndetshëm.

Por një nga komentet që tërhoqi vëmendjen është ai i dikujt që i shkruan: “Do të bëhem teze”, ndërsa Bleona i përgjigjet: “Po do të bëhesh”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com