Veza që theu rekordin e Kylie Jenner, ja ideja e kujt ishte
Veza që theu rekordin e Kylie Jenner për fotografinë më të pëlqyer në Instagram ka qenë ideja e një djali adoleshent.
Duket se ai ka një inat ndaj familjes Jenner-Kardashian pasi në një video të regjistruar nga TMZ, ai së bashku me miqtë e tij dëgjohen duke i ofenduar.
Motrat Jenner-Kardashian konsiderohen si më të famshmet në botë, të cilat arrijnë të marrin qendrën e vëmendjes gjithmonë. Prandaj djali vendosi që të krijojë diçka e cila do i merrte fronin sipërmarrëses Kylie Jenner.
Fotografia e publikuar nga llogaria World Record Egg aktualisht ka më shumë se 40 mijë pëlqime, duke mposhtur rekordin e milioneres me 18 pëlqime, në foton ku lajmëron lindjen e vajzës së saj Stormy vitin e kaluar.
“Le të vendosim një rekord botëror së bashku dhe të marrim më shumë pëlqime se çdo postim në Instagram, Le të thyejmë rekordin e mbajtur aktualisht nga Kylie Jenner (18 milionë pëlqime)”, thuhet në postim.
Fotoja që theu rekord u postua më 4 janar. Ndërsa llogaria që e postoi ka arritur 5.8 milionë ndjekës.