Lajme

18 April 2018

Victoria Beckham e rrethuar me dashuri dhe surpriza në 44-vjetorin e saj të lindjes

Stilistja e njohur Victoria Beckham ka festuar 44 – vjetorin e saj të lindjes e rrethuar nga fëmijët dhe bashkëshorti i saj. Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe surprizat nga familja.

David Beckham ka zgjedhur një foto të portretit familjar për të uruar bashkëshorten e tij dhe në të shkruan: “Shumë urime për këtë zonjushë. Mami e mrekullueshme”.

Ndërsa fëmijët e kanë surprizuar me një befasi në shtëpinë e tyre duke i bërë tortën me fruta që ajo dëshiron më shumë. Për të gjitha këto Victoria ka bërë një postim në rrjetin social Instagram në shenjë falënderimi.

“Të dua shumë David Beckham. Faleminderit që e bërë ditëlindjen time kaq speciale. Dita më e bukur”,ka shkruar Victoria bashkëngjitur postimit të saj.

Birthday eve with my babies x love u so much @davidbeckham kisses x

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com