Lajme

04 September 2018

Victoria Beckham flet për sekretin e martesës me David Beckham dhe zërat për një krizë në lidhjen e tyre

Ata kanë qenë që prej muajit qershor në qendër të vëmendjes për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tyre, e cila po i çonte drejt divorcit. Por David dhe Victoria Beckham kanë vendosur të thyejnë heshtjen dhe të flasin për herë të parë për këtë gjë.

Në një intervistë për “Vogue”, Victoria tregoi sekretin e martesës 19-vjeçare dhe sqaroi thashethemet për tradhtinë e bashkëshortit. Ajo u shpreh se njerëzit për 20 vjet me rradhë kanë shpikur mjaft trillime për marrëdhënien e tyre por ata të dy janë mësuar të injorojnë absurditetet që thuhen dhe të vijojnë të bëjnë një jetë normale.

Por Victoria e pranon se këto thashetheme kanë një efekt të madh tek fëmijët. “Ne të dy e kuptojmë që jemi më të fortë kur jemi bashkë, sesa kur jemi të ndarë. A do të ishim në të njëjtën pozitë që jemi sot nëse nuk do të kishim qenë bashkë gjithë këto vite? Gjithçka varet te familja e bashkuar. Ne jemi më të fortë, të gjashtë bashkë. E respektojmë lidhjen familjare dhe ky është çelësi.

Gjatë periudhës së vështirë Victoria dhe David mblodhën fëmijët dhe folën për situatën e tyre. Ata janë shumë transparentë me fëmijët e tyre dhe gjithmonë këmbëngulin që t’i marrin vesh gjërat prej tyre.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com