Victoria Beckham ka një arsye pse nuk do jetë pjesë e Spice Girls
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve People’s Choice Awards në Los Angeles, Victoria Beckham ka marrë çmimin “Ikona e modës” për ndikimin global në industrinë e modës. Por Victoria i është përkushtuar tërësisht karrierës së saj si dizajnere dhe për këtë arsye nuk do të jetë pjesëmarrëse në ribashkimin e “Spice Girls”.
“Gjithmonë është fjala për forcimin e femrave dhe për atë që femrat të ndihen si versioni i tyre më i mirë, më i bukur dhe më i fuqishëm. Kështu ka filluar me vajzat e grupit ‘Spice Girls’, por sot e kam shansin t’i fuqizoj femrat përmes modës dhe dizajnit”.