Victoria Beckham tregon pasiguritë e saj të shumta
Ikona e modës si edhe bashkëshortja e futbollistit David Beckham, Victoria ka folur hapur për të shkuarën e saj në një intervistë të fundit për revistën “Elle”. Ajo ka treguar se kur ka qenë pjesë e grupit të famshëm “Spice Girls” ka qenë e pasigurt me veten, pa eksperiencë në këndim dhe kërcim dhe më kryesorja pa shije në veshje.
42-vjeçarja ka shtuar se moda është ajo që i jep energji dhe puna në industrinë e modës ka qenë vendimi i dytë më i mirë që ka bërë me jetën e saj pasi vendin e parë e zë martesa me David.
Ajo ka qenë një adoleshente kur këndonte në skena gjigante në grupin “Spice Girls” dhe ka theksuar se gjithmonë preferonte të rrinte pas vajzave të tjera sepse nuk dintë të këndonte dhe të kërcente mirë, nuk është krenare për këtë fakt megjithëse në prova ka qenë gjithmonë e përkushtuar.
Mamaja e 4 fëmijëve ka folur edhe për marrëdhënien me bashkëshortin dhe si arrijnë ta mbajnë sa më të fortë martesën. Ajo ka pranuar se David është shumë mbështetës dhe e ndihmon shumë edhe me fëmijët. Pavarësisht se janë shumë të ngarkuar përpiqen të gjejnë kohë për njëri-tjetrin, të largojnë telefonat dhe thjesht flasin.