Victoria dhe David Bechkam i japin fund thashethemeve për divorc!Shfaqen më të lumtur se kurrë…
Prej kohësh përflitej se çifti i njohur Victoria dhe David Bechkam ishin drejt ndarjes.Mediat u mbushën me lajme të tilla aq shumë sa ky fakt e stresoi Victorian e cila u shpreh se kjo situatë po bëhej shumë frustruse për të dhe familjen e saj.
Megjithatë duket se çifti ka vendosur ti japë fund njëherë e mirë këtyre thashethemeve duke duke u shfaqur të lumtur si kurrë përkrah njëri-tjetrit.
Mbrëmjen e djeshme Victoria prezantoi bashkëpunimin e saj me firmën e njohur ‘Reebok’ dhe David dukej shumë krenar për partneren e tij.
Përpara se të fillonte eventi ata u shfaqën të kapur përdore dhe të buzëqeshur. Ashtu si çdo herë tjetër çifti i njohur nuk zhgënjyen askënd, sepse ishin të veshur me shumë stil dhe shije.