Victoria dhe David Beckham tërheqin vëmendjen me elegancën e tyre në Monako
Pas gati 3 vitesh Victoria dhe David Beckham janë shfaqur së bashku në tapetin e kuq. Ata morën pjesë në eventin e UEFA Champions League në Monako.
Çifti i famshëm tërhoqi vëmendjen me elegancën që i karakterizon. Victoria për këtë event mbante veshur një fustan të zi mbas trupit që i vinte në pah format e saj trupore ndërsa David kishte përzgjedhur një kostum të zi.
Padyshim vëmendja ishte drejt tyre dhe ata nuk ngurruan të pozonin përballë aparatit fotografik.