Videoklipi i fundit i Lil Kim dhe deklarata e saj mbi diss-et për Nicki Minaj
Lil Kim ka sjellë videoklipin e këngës së saj më të fundit. Një video bardhë e zi në të cilën reperja shfaqet seksi e veshur me lëkurë. Skenat në të bëjnë që klipi mos të shihet dot nga të gjithë personat, por vetëm nga ata mbi 18 vjeç.
Kjo këngë do të jetë e para e albumit që pritet të publikohet në fillim të vitit 2018. Në intervistën e fundit të dhënë për ‘The Breakfast Club’, Lil Kim tregoi më shumë për thashethemin që bashkë me Remy Ma po punojnë për diss-in ndaj Nicki Minaj.
“Publiku na njeh mua dhe Remy Ma dhe në qoftë së ne duam të flasim për dikë ne e përmendim atë. Unë dua vetëm të bëj muzikë. Nuk e kam mendjen tek asnjë vajzë ose diçka tjetër. Nuk më intereson.”- është shprehur reperja duke lënë të kuptohet që fakti që në tekstet e saj përmend vajzat që kanë bërë vithet operacion, nuk do të thotë që e ka me një person specifikisht.
Nuk e dimë se sa dakort është me këtë përgjigje kolegia e saj, Remy Ma, e cila i ka shpallur luftë të hapur hitbërëses së “Anaconda”.
Më poshtë është videoklipi i “Took Us A Break” i publikuar në YouTube.