Vin Diesel paditet sërish nga regjisori i filmit “The Return of Xander Cage”
Vin Diesel ka pranuar një padi nga regjisori i filmit të fundit në serinë “xXx”. George Zakk thotë se është pranuar si regjisor ekzekutiv për filmin “The Return of Xander Cage” që ishte shfaqur në janar të vitit 2017.
Zakk thotë se ai duhet të merrte kreditin e merituar për punën e tij në film, si dhe pagën prej 200 mijë dollarëve. Megjithatë ai thotë se kur filmi ishte shfaqur nuk kishte marrë aspak kredit për punën e tij, dhe as nuk ishte paguar asnjë cent.
Zakk e ka paditur Vin-in për këtë para se të dilte filmi mirëpo gjykatësi nuk e kishte pranuar padinë pasi nuk kishte detaje të nevojshme. Duket se Zakk është kthyer prapë, duke paditur këtë herë për më shumë se 2 milionë dollarë.