Vin Veli pranon ndarjen nga Bora Zemani?
Gjatë këtyre ditëve është rikthyer në vëmendjen lidhja mes moderatores Bora Zemani dhe Dj. Vin Veli.
Sipas mediave çifti ka disa muaj që nuk jetojnë më bashkë, ndërkohë që asnjëri nuk është shprehur rreth kësaj çështje. Megjithatë një postim i Vin Velit na lë të mendojmë se ai e ka pranuar faktin që janë ndarë.
Ai ka publikuar në InstaStory titullin e një shkrimi në të cilin thuhej: “Vin Veli si sex simbol pas ndarjes nga Bora Zemani, miqtë duan të dinë sa ka shkuar lista e pritjes për DJ-në,”-shkruhet në titull.
Ndërkohë ai ka shkruar: “Unë mesa e njoh veten për Dj e njoh,”-duke mos komentuar pjesën e ndarjes e duke e marrë për të mirëqenë. Të jetë kjo një formë për të pranuar ndarjen?