VIP-at u bashkohen protestuesve në marshimet e kësaj të shtune
Personazhet e njohur të medias qëndruan krah fëmijëve dhe familjeve në lëvizjen ‘March for Our Lives’ këtë të djelë. Demostratat u mbajtën në Washington, D.C., Los Angeles, Chicago dhe në qindra qytete të tjera për të protestuar për vrasjet e shumta me armë dhe masakra si ajo e 14 shkurtit në gjimnazin në Florida, në të cilën mbetën 17 të vrarë. VIP-at si Justin Bieber, Miley Cyrus, Ariana Grande, Cher, Kim Kardashian, Kanye West dhe të tjerë ishin pjesë e protestuesve, ndërsa personazhe si Oprah Winfrey, Taylor Swift, George dhe Amal Clooney kontibuan edhe duke dhuruar para në ndihmë të kësaj kauze.