Vipat zgjedhin ngjyrën e zezë në tapetin e kuq të “BAFTA 2018”, ja arsyeja…
Shumica e pjesëmarrësve në “BAFTA 2018” janë veshur me të zeza. Kjo zgjedhje mode është shenjë e solidaritetit me lëvizjen Time’s Up, e cila u krijua për të rritur ndërgjegjësimin rreth barazisë gjinore, shpërdorimin e pushtetit dhe ngacmimet.
Yjet e famshëm, si: Angelina Jolie, Jennifer Lawrence, Margot Robbie, Saoirse Ronan, Greta Gerwig, Salma Hayek, Andrea Riseborough, Natalie Dormer, Anya Taylor-Joy, Emma Roberts, Ruth Wilson, Helena Bonham Carter, Lily James, Karen Gillan, Lupita Nyong’o, Chiwetel Ejiofor, Gary Oldman, Toby Jones, Octavia Spencer, Gemma Arterton, Gugu Mbatha-Raw, Haley Bennett, Sam Arockwell, Leslie Bibb, Hugh Grant, Rebecca Ferguson dhe shume të tjerë, u veshën më rroba të zeza gjatë parakalimit në tapetin e kuq.
Me këtë ngjyrë të njëjtë të famshmit u veshën edhe në tapetin e kuq të Golden Globes, duke u solidarizuar me lëvizjen.