Vitet për Heidi Klum kanë ndalur
E famshmja e pasarelave të modës, Heidi Klum, vazhdon të dëshmojë se ende po e mban frontin me linjat e saj tërheqëse trupore. Ajo edhe njëherë ka treguar se nuk ka nevojë të punësojë vajza të reja modele për të pozuar për koleksionin e saj.
43-vjeçarja u shfaq në reklamën e të brendshmeve të linjës së saj pa asnjë hezitim, dhe të jep përshtypjen që për të vitet kanë ndaluar. Klum vlerësohet se është ndër 10 njerëzit më të paguar në botën e televizionit, për një vit ajo fiton mbi 21 milionë dollarë.