Lajme

26 December 2018

Viti i Ri nis me pushime për moderatoren seksi dhe të dashurin e saj

Dolën disa thashetheme se ata janë ndarë, por Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj i festuan Krishtlindjet bashkë. Moderatorja e njohur është fotografuar krah të dashurit të saj në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Vigjilja e Krishtlindjeve, e ka gjetur bashkë çiftin, pas kaq shumë kohësh që i ishin shmangur kamerave.

Luana dhe Krenari nuk e kanë konfirmuar asnjëherë romancën e tyre, megjithatë ata janë fotografuar shpesh herë bashkë dhe provat e vetme që kemi janë fotot nga paparacët.

Por Luana ka gati një këngë të re me të cilën ka surprizuar publikun.

Moderatorja ka zbuluar disa detaje vërtet interesante për këtë projekt të ri, që me sa duket do të vijë në gjuhën turke (të paktën refreni). Kënga e re titullohet “Gyle Gyle” që në shqip ka kuptimin “Mirupafshim” dhe muzika ka ritme orientale.

E teksa postoi një video të shkurtër në instagram, një fanse e pyeti “po lodhesh ti najher?”. Moderatorja nuk e la pa përgjigje dhe i tregoi që në janar do shkojë për pushime diku larg sepse s’po mban dot më.

Nuk mendojmë se Luana do shkojë vetëm kaq larg dhe me siguri Krenari do ta shoqërojë atë.

 

 

View this post on Instagram

🎁

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com