Lajme

20 November 2018

Viti i Skënderbeut, Papa Françesku mbledh emrat më të njohur shqiptar në Vatikan

Në 550 vjetorin e vdekjes së heroit tone kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Papa Francesku ka pritur  në Vatikan një delegacion prej 200 shqiptarësh. Gjatë takimit të zhvilluar, papa ka ngritur lart figurën e Skënderbeut duke treguar se ai mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin ‘Athleta Christi’.

Skënderbeu ka patur marrëdhënie me 5 papa: Eugjenin e Katërt, Nikolonë e Pestë, Kaliston e Tretë, Pion e Dytë dhe Palin e Dytë. Madje në një pallat pranë selisë presidenciale të Italisë ndodhet një afresk që portretizon heroin shqiptar. Pas fjalës së Papa Françeskut, delegacioni me 200 shqiptarë u nis drejt Romës për të shijuar koncertit në nder të këtij eventi. 10 talentet shqiptare performuan në koncertin me temë “Të bashkuar në muzikë, në kujtim të Skënderbeut”.

Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli, janë disa prej yjeve shqiptarë të pranishëm në koncertin e organizuar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com