Vivian Canaj kurorëzon dashurinë e saj në martesë
Ceremonitë madhështore të dasmave vazhdojnë ende. Së fundmi edhe modelja e famshme shqiptare, Vivian Canaj, ka kurorëzuar në martesë historinë e saj disavjeçare të dashurisë me partnerin, Krivis Meçi.
Dasma e shumëpritur e bukuroshes shqiptare u mbajt në hotelin ‘Rogner’, ku të ftuar të shumtë u bënë pjesë e gëzimit të çiftit. Me interpretimin e këngëtareve Irma dhe Eranda Libohova është krijuar një atmosferë vërtet e këndshme .
Modelja dukej mbresëlënëse dhe tepër elegante me fustanin e saj. Vivian është një ndër të paktat modele shqiptare që kanë arritur të kenë karrierë të suksesshme jashtë kufijve të Shqipërisë.