Lajme

27 January 2019

Vjen në jetë djali i XXXTentacion shatatë muaj pas vdekjes së tij

Të shtunën nëna dhe e dashura e tij, Jenesis Sanchez, njoftuan lindjen e vogëlushit të pagëzuar me emrin Gekyume Onfro.

Ai ka lindur tre ditë para datës së lindjes së XXXTentacion.

“Jemi të lumtur të konfirmojmë se nëna dhe i sapolindur janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e publikuar nga “People”.

Gjithashtu në deklaratë shpjegohet edhe kuptimi i emrit:

“Gekyume është një emër i përfutar nga një fjalë e krijuar nga XXXTentacion para vdekjes, që do të thotë ‘një gjendje tjetër’ ose ‘tjetër univers mendimesh’. XXXTentacion e zgjodhi këtë emër për fëmijën e tij të parë, familja e tij është e nderuar që përmbushi dëshirën e reperi”.

XXXTentacion u qëllua për vdekje në mes të rrugës ngë qershor të 2018-s.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com