Vjen në jetë fëmija i dytë i Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit
Çifti i njohur i ekranit Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë bërë prindër për të dytën herë. Mëngjesin e sotëm ka ardhur në jetë vogëlushja e tyre dhe lajmin e ka dhënë vetë Ermali përmes një postimi në Instagram duke publikuar një foto nga ky moment i gëzueshëm. “Zoti na bekoi përsëri, kësaj radhë me një vajzë”, shkruan Ermali bashkëngjitur fotos së postuar.