Vogëlushi i Jona Spahiut një kopje e saj
Jona Spahiu u bë për të parën herë nënë më 17 shator të këtij viti ! Raiden është fëmija i parë në jetën e moderatores shqiptare, e cila na bekon edhe ne dita ditës, me fotot e adhurueshme të së birit.
Por kujt i ngjan vogëlushi?!
Më në fund kemi përgjigjen e kësaj pyetje, pasi Jona vendosi të shfaqë portretin e vogëlushit. Përmes një fotoje në profilin e saj në “Instagram”, moderatorja zbulon se Raiden është një kopje e saj. Vogëlushi qëndron i përqafuar me të atin dhe fotoja është thjesht e adhurueshme.Ai është ende i vogël po tiparet e bebes deri më tani janë fiks si të mami Jonës.
“Unë ju shoh ju dhe ndihem në shtëpi” – shkruan Jona krahas fotos së ëmbël!