Vogëlushja e Kim Kardashian tërheq vëmendjen me look-un e saj
Vajza 4-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West duket se është e prirur ndaj modës dhe së bukurës.
North West na tregoi stilin e saj të veçantë të veshjes gjatë një vizite të saj në New York, ku u shfaq e buzëqeshur dhe në sy binin flokët e saj të gjatë.
Vogëlushja simpatike kishte veshur një xhaketë rozë me trëndafila dhe pantallona të shkurtra po rozë.
Gjithashtu kishte veshur edhe një palë atlete nga koleksioni i babit të saj. Ndërsa Kim u shfaq e veshur me një xhup të zi, me pantallona të shkurtra dhe një palë çizme të gjata.