Lajme

05 April 2018

“Vogue” pëson një “humbje” të madhe, redaktorja Anna Wintour do të largohet nga revista

Redaktorja e prestigjozes “Vogue”, Anna Wintour do të largohet nga revista në shtator 2018. Sipas “Page Six” Anna nuk do të zvendësohet kurrë sepse pushteti i saj kulturor, financiar dhe politik është unik, pavarësisht talentit që dikush mund të ketë për t’u emëruar redaktor.

Kur Wintour e mori drejtimin e “Vogue” në vitin 1988, në kohën kur revistat e shtypura ishin lajmet kryesore për dashamirësit e modës, për të parë koleksionet e fundit , ku midis shumë revistave të tjera “Vogue”, arriti të shndërrohej në ikonën e atyre viteve por edhe në vitet pasardhëse.

“Vogue” nuk do të jetë më e njëjta pa Wintour, kështu janë shprehur edhe kritikë të ndryshëm të shtëpive të modës.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com