Vokalisti i njohur i grupit “Prodigy” ndërron jetë në moshën 49-vjeçare
Vokalisti i grupit të famshëm Prodigy,Keith Flint ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare. Këngëtari u gjend në shtëpinë e tij në Essex, Angli, këtë të hënë.
Ndërkohë që ekspertët po përgatisin dosjen e plotë në lidhje me shkaqet kryesore të vdekjes së 49-vjeçarit,një përfaqësues i policisë së Essex konfirmoi lajmin,
Flint u bë një ndër figurat më të njohura të Mbretërisë së Bashkuar në vitet 1990. Ai u bë pjesë e Prodigy – që u themelua fillimisht nga Liam Howlett në 1990 – si balerin, ndërsa më vonë debutoi si vokalist. Të shtatë albumet e grupit të famshëm kanë arritur të jenë në vend të parë në Mbretërinë e Bashkuar. “No Tourist” ishte i fundit që u lançua në 2018-n.