Vrasja në Tiranë, dyshohet se sherri nisi nga këngëtarja Elvana Gjata
Ditën e djeshme, kryeqyteti u trondit nga një vrasje që ndodhi në zonën ish-bllokut. Aty mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.
Sipas “BalkanWeb” kjo ngjarje ka patur si “mollë sherri” këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Mësohet se këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur, në momentin kur disa persona, miq të Ervis Martinit dyshohet se e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke shkaktuar edhe ngjarjen e rëndë.
Policia ka identifikuar autorin e vrasjes, një efektiv i Forcave Komando, tashmë i shpallur në kërkim, por për identiteti i tij nuk është bërë i ditur për arsye hetimore. Prokuroria ka marrë në pyetje dhe këngëtaren Elvana Gjata, në cilësinë e dëshmitares për të zbuluar nëse ngjarja është vetëm për sherrin e çastit apo ka një prapaskenë për konflikte të mëparshme, mes dy grupeve rivale.