Will Smith tregon një nga situatat më të sikletshme për të
I ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel, Will Smith tregoi ndër të tjera një nga situatat e sikletshme që kishte kaluar së fundmi.
“Isha vetëm 30 minuta larg shtëpisë, por vura re që makina kishte nevojë për karburant, kështu që ndalova në një pikë karburanti. Problemi është se kisha harruar portofolin dhe nuk kisha para për karburant. Mendova t’i telefonoja bashkëshortes por ajo ishte në shtëpi kështu që nuk ia vlente ta prisja. Pashë nga ana tjetër e rrugës dhe vura re një person. Ishte një burrë 36 vjeçar. Ma mori mendja që ai ishte fans i “Fresh Princ”, mund t’i dallosh lehtë. Kur u afrua dhe e kuptoi që isha unë më pyeti nëse mund të bënim një foto dhe unë iu përgjigja “Patjetër, më duhen rreth 10$ për këtë”. E kështu fansi i çuditur dhe njëkohësisht i lumtur që më takoi dhe bëri foton mi dha 10$ që më duheshin. Unë i kërkova të më tregonte numrin e llogarisë që t’ia kaloja më vonë paratë që i mora por ai refuzoi të mi merrte mbrapsht.” – rrëfeu aktori dhe reperi i njohur.