William Levy ndihmon vajzën me sëmundjen e rëndë
Aktori i preferuar i femrave, William Levy ka ndihmuar një vajzë e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo kërkonte para për të bërë trajtimet që i duheshin për të luftuar sëmundjen. “Hi, emri im është Tiffany. Jam 13 vjec, vij nga Venezuela dhe vuaj nga kanceri. Kam nevojë për të bërë një ndërhyrjë në një spital të Argjentines, për të vazhduar trajtimin” , shkruhej në postimin e saj.
Në një fushatë ngritur ne emër te vajzës, të shumtë ishin personat që kontribuan, por më shumë persona u shtuan pasi mediat spanjolle raportuan se William Levy kontribuoi 2 mije dollarë, gjë e cila ndikoi në rritjen e audiencës në rrjetet sociale.