Lajme

05 July 2018

Wimbledon ‘pushtohet’ nga milingonat, lojtarët: Kemi ardhur të luajmë tenis, jo të hajmë insekte

Wimbledon këtë të mërkurë pati të ‘ftuarit’ më të pakëndshëm që mund të pritej. Milingonat fluturuese shkaktuan shumë probleme në fushë për lojëtarët e tenisit.
Wozniacki, ishte një nga tenistet që ngriti zërin më shumë për këtë problem mëse të dukshëm.
“Ato ishin gjithandej, në flokët e mi, në trup dhe deri në gojë. Duhet bërë diçka. Unë dua të fokusohem në tenis, jo të ha insekte.”- u shpreh e shqetësuar ajo.
Në fakt siç duket edhe nga fotot këto insekte ishin përhapur shumë duke u kthyer në problem jo vetëm për konkurentet por edhe për personat në publik. Sipas një prononcimi nga Shoqëria Zoologjike e Londrës, këto milingona zakonisht shfaqen në fund të muajit, por temperaturat e larta duket se i kanë sjellë ato përpara.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com