Lajme

25 January 2019

“WONDER WOMAN” së shpejti me një film të tretë!

Edhe pse duhet rreth një vit e gjysmë që të dalë në kinema “Wonder Woman 1984”, kapitulli i dytë i të suksesshmit “Wonder Woman”, sërish nën drejtimin e Patty Jenkins dhe me protagoniste Gal Gadot, regjisorja shikon larg dhe ka në plan edhe një film të tretë.

Gjatë një interviste për “Vanity Fair”, Jenkins dha disa detaje rreth “Wonder Woman 1984”, si dhe foli për projektet e ardhshme: “Në mendjen time kam plane të qarta për kapitullin e tretë.

E drejtoj unë apo jo, shoh qartësisht se si do të përfundojë aventura e Wonder Woman në ekranin e madh. Po punoj shumë, me pasion, në këtë projekt të madh”.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com