Wow, dedikimi i Justin Bieber për Hailey Baldwin do iu emocionojë
Ndoshta askush se kishte menduar por Justin është shumë i dashuruar me Hailey Baldwin. Nëqoftëse kishit ndonjë dyshim për fejesen e tyre, veprimi i fundit i Justin do i shuajë tërësisht. Ylli i muzikës i ka kushtuar nje dedikim emocionues Hailey me anë të një postimi në Instagram.
Ai ka postuar edhe dy foto në krah të fejuarës së tij, ku bie në sy edhe unaza me diamante. Ndërkohë që ka shkruajtur edhe premtimin për 21-vjeçaren.
“Unë premtoj ta udhëheq familjen tonë me nder dhe integritet, duke e lejuar Jezusin nëpërmjet Frymës së tij të Shenjtë që të na udhëheqë në gjithçka që bëjmë dhe në çdo vendim që marrim. Gjithmonë unë do të vendos ty në rradhë të parë. Ti je dashuria e jetës sime dhe nuk do të dëshiroja ta kaloja me asnjë person tjetër. Mezi po pres për pjesën tjetër të jetës sepse tani me ty gjithçka duket të ketë kuptim! Gjëja për të cilën ngazëllohem është se vëllai dhe motra ime e vogël do të shohin një martesë të shëndetshme të qëndrueshme dhe të kërkojnë të njëjtën gjë për veten e tyre. Meqë ra fjala asgjë nuk ishte e planifikuar,”ka shkruar ndër të tjera Justin në postimin e tij.