“Xhanëm”, e Butrint Imerit kthehet në hit të padiskutueshëm në një kohë të shkurtër
Butrint Imeri po arrin një sukses të jashtëzakonshëm me projektin e fundit të tij “Xhanëm”. Kënga është punuar nga BigDeal Records, me tekst të Butrint Imerit.
Videoklipi fenomenal është punuar nga Supercut në regji të Besian Durmishit dhe producente Adea Kelmendin. Projekti tashmë është bërë hit dhe ka afro 15 milionë klikime në vetëm një muaj lansim.
Projekti ka 87 mijë pëlqime në YouTube dhe mbi katër mijë komente.