Xhensila dhe Besi nuk kursehen as për muajin e mjaltit, ja destinacioni i tyre
Pas dasmës së madhe që mori vëmendjen e të gjithëve me çdo detaj, çifti i sapomartuar kanë vendosur më në fund për të nisur muajin e mjaltit. Edhe pse gjatë dhe pak ditë pas dasmës nuk e kishin vendosur akoma se ku do të shkonin (të paktën kështu thanë), Xhensila dhe Besi më në fund kanë marrë arratinë.
Pak më parë, nga profili i saj në Instagram, këngëtarja ka postuar një zarf, i cili mban emrin e një resorti luksoz në Maldive, ‘Four Seasons’. Mbi të shkruhet edhe çifti i sapomartuar “Mr. & Mrs. Sallaku”
Pas kësaj fotoje, Xhensila postoi edhe një video të shkurtër duke trokituar gotat me shampanjë.
Zyrtarisht, ajo dhe Besi i kanë lënë të gjithë angazhimet artistike për disa ditë. E ku ka më bukur se Maldivet për një çift ta sapomartuar?