Lajme

11 December 2018

Xhensila Myrtezaj paska patur një ëndërr që në vogëli e cila po i bëhet realitet tani

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj paralajmëroi rikthimin në muzikë mbrëmjen e djeshme përmes një fotoje në “Instagram” ku pozonte nga studio në krah të kantautorit Pirro Çako dhe Darko Dimitrov dhe të gjithë menjëherë dyshuan se Xhensila po bënte gati këngën e re.

Ajo pranoi se po punojnë për produksionin më të ri muzikor dhe se do të jetë një bashkëpunim me Pirro Çakon. Nga ana tjetër, Xhensila zbuloi se bëhej fjalë për një baladë, të cilën e ka ëndërruar që në vogëli.

“Po, është një bashkëpunim të cilin e kam ëndërruar që në vogëli. Atëherë kur Pirro Çako këndonte duetet më të bukura me këngëtaret më të mira. Nuk kemi një datë apo ditë fikse se kur do të publikohet kënga, por ne jemi të përfshirë maksimalisht dhe po punojmë fort që ta sjellim shumë shpejt. Di të them që kjo baladë më ka marrë gjithë zemrën”, shprehet Xhensila për revistën “Class”.

Mezi presim të dëgjojmë këngën që me siguri do të jetë një hit.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com